MANUEL NEUER, PORTIERI I BAYERN MUNICH:

Sport

“Jemi pjesë e një grupi të vështirë në Champions League. Është me të vërtetë e veçantë që ta nisësh sezonin në një stadium si San Siro, që karakterizohet nga një atmosferë e jashtëzakonshme. Në çerekfinalet e vitit 2011-të kemi përjetuar një mbrëmje të madhe me Schalken këtu. Jam i përqendruar totalisht në këtë ndeshje.

E dimë se Interi është një skuadër e mirë dhe ata do japin maksimumin për të fituar. Jemi të vetëdijshëm se nuk do jetë aspak një sfidë e lehtë. Duam ta nisim sezonin me këmbën e mbarë dhe të kualifikohemi përtej fazës së grupeve. Bayern është padyshim një prej skuadrave favorite për të triumfuar në Champions League. Kemi ambicie për të triumfuar dhe këtë duam ta tregojmë në fushën e lojës”.