Manchester United angazhon për 3 vite trajnerin Ole Gunnar Solskjaer!

Sport

oleee sksjsdj
Ajo që pritej prej një kohe të gjatë nga tifozët e Manchester United e jo vetëm tashmë është zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri i ‘djajve të kuq’, pasi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me drejtuesit e klubit ku si futbollist fitoi gjithçka. 45-vjeçari erdhi në ‘Old Trafford’ si zëvendësuesi i të shkarkuarit Jose Mourinho dhe mori kreun e stolit si një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Mirëpo prej ardhjes së tij, ndryshimi në rezultatet e Manchester United ka qenë radikal. 14 fitore, 2 barazime dhe vetëm 3 humbje janë shifrat e Solskjaer që kur mori detyrën e tij, duke fituar simpatinë e tifozëve të shumtë të ‘djajve të kuq’ në mbarë Europën.

0 JS171875298

Pas firmosjes së marrëveshjes, norvegjezi u shfaq mjaft i lumtur dhe entuziast për detyrën e tij, duke thënë se Manchester United për të është si një shtëpi. Solskjaer thotë se ka kaluar disa muaj fantastikë nën drejtimin e ‘djajve të kuq’ dhe kontrata afatgjatë e nënshkruar me klubin është si një ëndërr e bërë realitet. Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i parë i Manchester United që fiton gjashtë ndeshjet e tij të para në krye të stolit, duke thyer rekordin e legjendës Sir Matt Busby. Besimi i drejtuesve të klubit për t’i ofruar 45-vjeçarit një kontratë u rrit pas përmbysjes historike që Manchester United realizoi në Champions League. Pas humbjes 2-0 në ‘Old Trafford’, djemtë e drejtuar nga Solskjaer do të eleminonin PSG, pas fitores 3-1 në ‘Parc des Princes’.