Gjermani, Nagelsmann refuzon Realin për të drejtuar Hoffenheimin në Champions League

Sport

julian real
Ndërsa shtypi spanjoll lakon dhe pret që trajneri i ardhshëm i Realit të Madridit të jetë Mauricio Pochettino, në gjermani Sport-Bild raporton se dikush është kontaktuar dhe është përgjigjur negativisht. Julian Nagelsmann thuhet se ka refuzuar të zëvendësojë Zinedine Zidane-in në Bernabeu. Bild raportoi se 30-vjecari, i cili drejton Hoffenheimin, refuzoi pasi kërkon të provojë sërish eksperiencën evropiane me skuadrën që ka. Sezonin e kaluar gjermanët u eliminuan në fazën play-off nga Liverpooli dhe nuk mundën të kalonin në Champions League, por këtë vit gjërat janë ndryshe pasi bardheblutë e mbyllën të tretët kampionatin.

julian

Nagelsmann lakohet si një nga trajnerët më të talentuar në Bundesligë. Ai ishte një nga kandidatët edhe për të drejtuar Bayernin, por edhe bavarezët ai i refuzoi, pak përpara se ata të angazhonin kroatin Kovac. Ndërkohë nga raportimi i Sport-Bild u theksua fakti se me Hoffenheim Nagelsmann ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe se klauzola për prishjen e saj hyn në fuqi vetëm vitin e ardhshëm. Gazeta Marca ndërkohë e cilësoi refuzimin e 30-vjecarit si një veprim me vlerë pasi tregon përkushtimin e dikujt që te Hoffenheim punon që prej vitit 2010-të.