Reali e mbyll me humbje dhe përshëndet portierin Navas!

Sport

Dikush qëndron, dikush tjetër jo. Kjo duket të jetë situata në Santiago Bernabeu për sa i përket situatës që kanë Gareth Bale dhe Toni Kroos. Nëse për të parin nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, për gjermanin gjërat janë qartësuar. Në fundjavë Reali i Madridit njoftoi zgjatjen e kontratës me një tjetër vit. Kroos, që në Bernabeu luan që prej vitit 2014-të, e ka ripërtërirë kontratën për herë të fundit në 2016-ën. Kontrata e mëparshme përfundonte në vitin 2022, por që klubi ka vendosur t’ia zgjasë edhe me një tjetër sezon. Kështu nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas parashikimeve Kroos e ka të garantuar deri në moshën 33-vjeçare qëndrimin te Los Blancos.

Por nëse për Kroos gjërat janë qartësuar, për Bale ende jo. Uellsiani vazhdon të jetë i trazuar. Ai nuk luajti as në ndeshjen e fundit të sezonit, ndeshje të cilën Reali i Madridit e humbu 2-0 me Betisin. Shtypi ka spekuluar prej kohësh një përpjekje të Tottenhamit për ta rikthyer në Angli, por në tavolinë kërkohet vetëm një huazim prej së paku 10 milionë eurosh, asnjë gjë ndryshe. Ndërkohë nga fundjava për t’u theksuar ishte se Keylor Navas u përshëndet përfundimisht me tifozët madrilenë duke shenjuar kështu publikisht largimin nga Reali i Madridit. Edhe pse ende jo zyrtarisht, nga shtypi sportiv përflitet rreth një largimi të tij me destinacion Porton ose Romën.