Westbrook operohet, Oklahoma duhet të luajë pa liderin e skuadrës

Sport

westrbrook
Rusell Westbrook nuk do të jetë i gatshëm për Oklahoma City Thunder në fillimin e sezonit. Të paktën kështu raportojnë mediat amerikane, që zbulojnë se operimi në gjurin e djathtë të 29-vjeçarit ka shkuar mirë, por basketbollistit do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.  Shqetësimet në gjurin e Westbrook u bënë serioze javën e kaluar, dhe tek Oklahoma nuk donin të humbisnin më kohë, por i rekomanduan lojtarit të tyre të bënte ndërhyrjen sa më parë. Rusell Westbrook është një nga lojtarët më të mirë në NBA dhe absolutisht ylli kryesor i Oklahomas në këtë dekadë.

Russell Westbrook 2012 USA

Mungesa e tij cilësohet si një goditje e rëndë për skuadrën e ‘Konferencës së Perëndimit’, por burime pranë Westbrook zbulojnë se rikthimi i tij në parket mund të ndodhë edhe përpara fillimit të sezonit. Por ka qenë vetë skuadra që i ka kërkuar lojtarit të marrë gjithë kohën e nevojshme, pasi një rikthim i shpejtë mund të sillte një përkeqësim të gjendjes së gjurit të tij. Vendin e tij në formacionin titullar të skuadrës pritet ta marrë Dennis Schroder. Gjermani 24-vjeçar, sezonin e kaluar ishte pjesë e Atlanta Hawks, ku pavarësisht rezultateve të dobëta të skuadrës, ia doli të shkëlqente në aspketin personal, duke u cilësuar edhe si një nga lojtarët më premtues të NBA.