F1, Hamilon fiton në shtëpinë e Ferrarit, goditje e rëndë për Vettel

Sport

lewis
Lewis Hamilton ka bërë një hap të madh drejt konfirmimit si kampion i botës në “Formula 1”. Ndonëse kanë mbetur ende edhe shtatë gara, britaniku i dha një goditje të fortë rivalëve të tij tek Ferrari, të cilët i mundi në shtëpinë e tyre në Monza. Një vend i parë më shumë vlera për pilotin e Mercedes, pasi u arrit në një fundjavë ku skuadra italiane ishte më e shpejta thuajse gjatë gjithë kohës. Vettel nga ana tjetër kompromentoi vetë garën e tij, pasi që në kthesat e para pati një kontakt me Hamilton, për të cilin gjermani kërkoi shpjegime. Por edhe tek Ferrari e kishin të qartë që gabimi ishte bërë nga piloti i tyre dhe numri 1 i “kokëkuqes”, Maurizio Arrivabene u shfaq i pakënaqur me veprimin e pilotit të tij, duke qenë se ishte vetëm xhiro e parë e garës.

vettel
Kurse fituesi i “pole-position”, Kimi Raikkonen ruajti vendin e parë, por pas daljes nga bokset, një nga gomat e pasme i jepte vibrime të shumta, që e ndaluan të garonte me gjithë potencialin e makinës. Por meritë për fitoren e Hamilton ka edhe Valteri Bottas, i cili e mbajti finlandezin e Ferrarit pas vetes për xhiro me radhe, madje duke i ulur edhe ritmin, në mënyrë që të afrohej shoku i tij i skuadrës. Vetëm vendi i katërt për Vettel, që përfitoi nga penalizmi prej 5 sekondash i Verstappen, i cili e mbylli i pesti. Renditja e përgjithshme kështu vazhdon të kryesohet nga Lewis Hamilton, që tashmë e ka çuar në 30 pikë diferencën me Vettel. Ndërsa për sa i përket luftës së konstruktorëve, Mercedes udhëheq me 25 pikë më shumë se sa italianët e Ferrarit.