Champions League/ Shorti nuk kursen një përballje të mëdha

Sport

Me sezonin e ri të UEFA Champions League, që ngre siparin në 19 Shtator, të enjten e 31 Gushtit, në Monte Carlo, 32 klubet pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre, sipas grupeve përkatëse.

Në Grupin A, nuk do të mungojnë përplasjet interesante, sepse Manchester United, Bayern Munich, Galatasaray dhe Copenhagen, do të sfidojnë njëra-tjetrën.

Më tej, Grupi B, përbëhet nga Arsenal, Lens, PSV dhe Sevilla. Në C, goglat kanë përcaktuar në një bashkësi skuadra si Real Madrid, Napoli, Union Berlin dhe Braga. Në Grupin D, bëjnë pjesë Inter, Benfica, Real Sociedad dhe Salzburg.

Më tej, në Grupin E, bëjnë pjesë, Lazio, Atletico Madrid, Feyenoord dhe Celtic. Kurse Grupi F, është cilësuar si grupi i ferrit, pasi atje bëjnë pjesë ekipe si Milan, Borussia Dortmund, PSG dhe Neëcastle. Të 4-ta këto skuadra, do të përpiqen të përjashtojnë njëra-tjetrën në betejën për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-tave, kështu që premtohen përballje spektakolare.

Në Grupin G, bëjnë pjesë kampionët në fuqi, Manchester City, Leipzig, Young Boys dhe Crvena Zvezda.

Në të fundit Grup, në H, bëjnë pjesë Barcelona, Porto, Shakhtar dhe Antverp.