Champions League të filojë në gusht, kurse kampionatet sa më shpejtë të jetë e mundur

Sport

Ndërkohë që futbolli është i ndalur thuajse në gjithë Europën për shkak të pandemisë së Covi-19-të, ende shumë e paqartë është ideja se ç’do të bëhet me pjesën e mbetur të këtij sezoni. Champions League është ndalur në fazën e 1/8-tave, ku deri më tani, kemi mësuar vetëm 4 skuadra që janë kualifkkuar në çerekfinale, si PSG, Leipzig, Ataanta dhe Atletico Madrid. Së fundmi, UEFA, ka hedhur idenë që ky kompeticion, së bashku me Europa League të luhen në muajin gusht, dhe të gjitha ndeshjet të zhvillohen brenda 2 javësh, përfshirë këtu edhe finalet. Skenari është i tillë që si çerekfinalet, po ashtu edhe gjysmëfinalet të luhen vetëm me një ndeshje, pra jo me duel vajtje-ardhje. Gjithçka do të luhet me dyer të mbyllura, pasi tifozët nuk do të lejohen në shkallët e stadiumit. Nëse kjo hipotezë zyrtarizohet, atëherë edicioni i ri do të fillojë në muajin shtator, dhe kalendari do të përgatitet në mënyrë të tillë, që të mos ketë problem me mbylljen, duke qenë se në verën e ardhshme do të luhet edhe Europiani. Përsa u përket kampionateve përkatëse, UEFA ka kërkuar që çdo gjë të filllojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Javët e mbetura të zhvillohen pa praninë e tifozëve, e më pas lojtarët të jenë të gatshëm vetëm për Champions dhe Europa League.