Champions League/ Xhaka vs Xhaka, Graniti flet për duelin e dytë me vëllain e tij

Sport

xhakaaa 550x257

Prej kohësh fati ka nisur të luajë fuqishëm me familjen Xhaka, mesa duket për shkak se kjo e fundit është e famshme për lojtarët e fortë që ka në përbërje. Pas duelit të bujshëm mes dy vëllezërve Xhaka gjatë Kampionatit Europian “Francë 2016”, kur Shqipëria u ndesh me Zvicrën, në ndeshjen e parë të Grupit A, sytë e të gjithë Eurpës, e madje dhe përtej, ishin po aq të fokusuar edhe në duelin familjar mes Granit Xhakës në radhët e helvetëve dhe vëllait të tij, Taulant Xhakës, në radhët e kuqezinjve.
Një nga ato duele që për nga veçantia do të shënohet në regjistrat e historisë, por tashmë padyshim që do të shënojnë një rekord më vete. Ndonëse nuk ekzistojnë statistika zyrtare, merret e mirëqenë se ndodh për të parën herë, që dy vëllezër të duelojnë kundër njëri tjetrit dy herë radhazi në dy kompeticione të ndryshme, ndërkombëtare, brenda vetëm pak muajsh. Kjo, pasi shorti i UEFA Champions League, i hedhur sot, ka përcaktuar që Arsenali ku aktivizohet Granit Xhaka do të jetë në të njëjtin grup me FC Basel, ish-skuadrën e tij, njëherësh edhe ekipi i vëllait tjetër Xhaka, Taulantit.
“Çfarë mund të them unë rreth këtij shorti të përcaktuar në UEFA Champions League? Pasi u ndesha kundër vetë gjakut tim, Taulant Xhaka në Kampionatin Europian “Francë 2016”, me siguri ne do të përballemi sërish, kësaj here në UEFA Champions Leage. Ky duel është edhe më special për mua, pasi ky duel do të jetë në Basel, kundër ish-ekipit tim. Por, uroj që të dy ne dhe skuadrat tona të mund të arrijmë në raundin e 1/16”, ka publikuar futbollisti me kombësi shqiptare që përfaqëson Zvicrën dhe aktivizohet te Arsenali në Premier League, Granit Xhaka.