Champions – Një tifoz mësyn fushën, Van Gaal reagon ashpër ndaj Giggs

Sport

Louis van Gaal 3051658b
Çaste tejet gazmore ka pasur ndeshja mes Club Brugge dhe Manchester United-it, e fituar 0-4 nga anglezët. Në një fraksion të lojës një tifoz krejt i pa-rrëzikshëm, mësyri fushën, ndërkohë që punonjësi i sigurisë në përpjekje për ta neutralizuar humbi ekuilibrin duke përfunduar i shtrirë në fushë. Ky moment dhuroi një arsye për të qeshur për tifozët belg të cilët edhe pse të hidhëruar nga humbja e thellë e mbështetën skuadrën e tyre deri në fund.
Ndërkohë nga ana tjetër Louis van Gaal ka treguar anën e tij të rreptë në momentet kur Javier Hernandez humbi penalltinë për shkak se edhe ai rrëshkiti. Fillë pasi meksikani dështoi, holandezi i dha një shikim krejt të ashpër asistentit të tij, Ryan Giggs. Uellsiani, i cili me gjasa mund të ketë këshilluar që të ishte Hernandez ai i që do ta godiste njëmbëdhjetëmetërsin, nga komunikimi me sy duket se e pranon gabimin.
United gjithësesi nuk e vuri në asnjë moment kualifikimin në mëdyshje dhe momente të tjera do të ketë tashmë në fazën e radhës së Champions League-ës.