Chelsea-Barcelona, deklaratat e trajnerëve para ndeshjeve

Sport

Chelsea Barcelona

Antonio Conte: Nisemi si jo favoritë në një ndeshje të madhe, kundër një ekipi fantastik. Këto janë sfidat që krijojnë entuziasëm. Na duhet të bëjmë kujdes të madh, por njëkohësisht të kemi ambicjen për të luajtur futbollin që kemi luajtur gjithmonë. I njohim karakateristikat e Barcelonës, që preferon qarkullimin e topit. Por detyra jonë është të jemi të gatshëm që të vuajtmë, edhe kur nuk e kemi topin në zotërim, duke qendruar kompaktë”.
Eden Hazard: “Në këto dy ndeshje do të japim gjithçka, pasi vetëm kështu mund të mposhtim një nga skuadrat më të mira në botë. Do të kem përballë Messin… është diçka vërtet e bukur të krahasohesh me një lojtar si ai. Por unë jam ndryshe. Ndonëse kërkoj gjithmonë të arrij nivelin e tij. Dhe këto sfida kundër Barcelonës janë një mundësi e mirë që të tregoj vlerat e mia. Dua të vazhdoj të bëj më të mirën për Çelsin!”
Ernesto Valverde: “Skuadrat e Premier Ligës po përjtojnë një moment pozitiv në Evropë. Luajnë në një kampionat të fortë dhe është normale të jenë në maksimum. Duhet ta ngulisim mirë në mendje se luajmë kundër Celsit, kampion në fuqi i Anglisë, me lojtarë të jashtëzakonshëm në sulm si Hazard, Morata, Zhirud apo Pedro. Ndërsa kanë edhe një nga trajnerët më të mirë në botë, si Antonio Konte. Pra do të jetë një sfidë vërtet e vështirë”.
Ivan Rakitic: “Padyshim na pret një përballje, ku duhet të prodhojmë futbollin më të mirë. E ku duhet të tregohemi perfektë për të fituar. Hazard? Sigurisht është një lojtar me klas botëror, por nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ai. Pasi e dimë që Çelsi nuk është vetëm Hazard. Motivimi për të tilla ndeshje është i veçantë, pasi bëhet fjalë për një kompeticion si Champions League”.