Bayern-Besiktas, deklaratat e trajnerëve para ndeshjeve

Sport

Bayern Besiktas

Jupp Heynckes: “Beshiktashi është skuadër që di të luajë futboll sulmues. Prandaj nuk më mahnit fakti që ka ardhur deri këtu. E madje, i fitoi të trija transfertat e fazës së grupeve. Duhet të tregohemi të përgatitur që t’i përballojmë sa më mirë. Shpresoj që ekipi im të bëjë paraqitje të madhe, për të hedhur bazat e kualifikimit më tej”

Mat Hummels: “Kjo është gjithmonë një fazë speciale. Përballë do të kemi një skuadër, që e mbylli grupin në krye. Gjithashtu kanë edhe shumë emra të mëdhenj në gjirin e tyre. Gjithsesi, ne kemi detyrën për të fituar patjetër këtë sfidë të parë, përderisa e luajmë në fushën tonë”.

Senol Gunes: “Bajerni është kundërshtar shumë i fortë. Jo më kot është klubi i tretë që ka fituar më shumë trofe të Champions League, pas Realit dhe Milanit. Synimi është të shënojmë të paktën një gol jashtë fushës tonë Por mbi të gjitha, do të kërkojmë të paraqesim më të mirën tonë, duke bërë lojën e zakonshme”.

Gary Medel: “Jam i kënaqur që do të luaj kundër Arturo Vidal, me të cilin njihemi që fëmijë. Kemi qenë kundërshtarë disa herë, por këtë radhë është ndryshe, pasi jemi në Champions League. Premtojmë maksimumin! Megjithëse e dimë që sfidojmë Bajernin, e mbushur me kampionë”.