Zbuloni më shumë mbi deklaratat e trajnerit dhe kapitenit të Young Boys

Sport

Gerardo Seoane (trajner i Young Boys)

“Na pret një kundërshtar tepër i fortë. Një skuadër me përvojë dhe një histori të madhe. Prandaj parashikoj një duel të vështirë që do të jetë edhe ekuilibruar. Shpresoj që stadiumi ynë të jetë plotësisht i mbushur dhe kjo të jetë një armë më shumë në favorin tonë. Gjithsesi, jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë një paraqitje në maksimumin e forcave tona, si në shtëpi, ashtu edhe pas një jave në Beograd. Kemi lojtarë me përvojë ndërkombëtare dhe e dimë që në këtë nivel, gabimet nuk falen. Sa i takon lojës tonë, s’kam asnjë dilemë se do të luajmë në mënyrë sulmuese. Po, sepse vetëm kështu do të kemi shanse për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve”.

 

 

Fabian Lustenberger (kapiten i Young Boys)

“Pavarësisht se do të luajmë ndaj një skuadre si Crvenza Zvezda, ne do të hyjmë në fushë me bindje në forcat tona. Nuk kemi frikë. Gjithsesi, nga ana tjetër e dimë që do të na duhet të përballojmë një detyrë të vështirë. Por besojmë se dëshira jonë për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League do të jetë një faktor i rëndësishëm. Personalisht kam një përvojë jo të vogël si në Champions, ashtu edhe në Europa League. Dhe këtë përvojë dua të vendos në shërbim të skuadrës, drejt objektivit të madh që shohim në horizont. Por që për ta arritur, duhet të djersimë përgjatë 180 minutave. Sidoqoftë, ne jemi gati!”.