Zbuloni më shumë mbi deklaratat e trajnerit dhe sulmuesit të Crvena Zvezdas

Sport

Vladan Milojevic (trajner i Crvena Zvezdas)
“Për ne është një frymëzim i madh fakti që mund të rikthehemi në një arenë prestigjoze sic është Champions League. Duam të jemi sërisht pjesë e elitës së futbollit. Besojmë se mund të luajmë një ndeshje të mirë dhe se të gjithë ata, të cilët do të zbresin në fushë, do të jenë të gatshëm për të dhënë maksimumin. E kemi përgatitur si duhet këtë përballje me Young Boys, duke ditur që do të kemi përballë një kundërshtar edhe më të vështirë se fazën e mëparshme.
Përfaqësojmë jo vetëm klubin, por edhe të gjithë vendin. Për këtë arsye do të jenë të shumtë edhe tifozët, që do të na mbështesin. Me siguri që ata do të jenë fituesit në shkallët e stadiumit. Ndërsa ne do të kërkojmë të arrijmë një rezultat pozitiv në fushë.

Richmond Boaci (sulmues i Crvena Zvezdas)
“Jemi një hap larg fazës së grupeve të Champions League. Prandaj pres një ndeshje më të vështirë se ajo që luajtëm në Kopenhagen. Jemi të vetëdijshëm se gjendemi përpara pengesës së fundit, përpara hyrjes në sallonin më të rëndësishëm të futbollit. Synimi i vetëm është të kalojmë në fazën tjetër. Shpresoj që në fund të jemi neve skuadra që do të festojë. Megjithëse e dimë që edhe kundërshtarët kanë të njëjtat ambicje si ne. Më e rëndësishme për mua është të kualifikohet skuadra sesa të shënoj gol. Jemi një ekip i madh me një trajner fitues. Kështu që kemi besim të madh se mund të arrijmë qëllimin tonë”.