Jose Mourinho ka një mision ende të paplotësuar në Europë dhe konkretisht në Angli

Sport

Jose Mourinho nuk I ka mbyllur ende llogaritë me Manchester United. Trajneri portugez, I shkarkuar se fundmi nga Roma, vijon të jetë ende I papunë, teksa e ardhmja e tij është diskutuar në pista të ndryshme.

Për Special One besohej se do të pranonte një ofertë nga Arabia Saudite, megjithatë, sikurse edhe vetë Mourinho është shprehur, ajo ditë duhet të presë ende, sepse rrugëtimi duhet të vazhdojë ende në Europë.

Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbolllit, me 61 vjeçarin që ka arritur të fitojë trofetë më elitarë të mundshëm në nivel klubesh, e këtu po flasim për Champions League, kompeticion në të cilin ka triumfuar dy herë. Megjithatë, sikurse shkruajnë mediat britanike, ish-trajneri I Inter, Real Madrid, apo Chelsea, ka një llogari të pambyllur me Manchester United, skuadër të cilën e drejtoi për gati dy vite e gjysmë, që nga vera e 2016-tës, e deri në Dhjetor të 2018-tës.

Në deklaratat e ndryshme mediatike, portugezi është shprehur se në klubin e United kishte njerëz që nuk e donin prezencën e tij dhe me të tillë persona ishte mjaft e vështirë të punohej, sidomos kur bëhej fjalë për merkaton, që Mourinhos I sillnin lojtarë që ai nuk dëshironte t’I kishte në ekip. Një prej personazheve që tekniku në fjalë pati përplasje të forta idesh tek United, ishte zv/shefi ekzekutiv I klubit, Ed Ëoodëard, I cili në momentin kur donte të blinte një futbollist, nuk konsultohej me trajnerin e skuadrës.

Mirëpo Ed Ëoodëard është larguar nga Manchester United, teksa nga ana tjetër, Mourinho ka bindjen se misioni I tij në Old Trafford është I papërfunduar.

Megjithatë, për momentin, stoli I trajnerit në Teatrin e Ëndrrave është I zënë, pasi në krye të skuadrës ndodhet Erik Ten Hag, me hollandezin, të cilit I është besuar rikthimi I skuadrës në ditët e lavdishme.

Sa I përket epokës së parë të Mourinhos tek United, ndonëse në një kohë relativisht të shkurtër, portugezi arriti që gjithësesi të linte gjurmë të rëndësishme. Mjafton të përmendim këtu që Mourinho është trajneri I parë në historinë e Manchester United që në sezonin e tij debutuese, ka arritur të fitojë plot 3 trofe.