Rekordi i jashtëzakonshëm i Jurgen Klopp me Liverpool, gjermani në librat e historisë së klubit

Sport

Lajmi se Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, ishte padyshim I papritur jo vetëm për tifozët e klubit, por gjithashtu edhe për të gjithë tifozët e sportit më të populluar në botë, futbollit.

Gjermani kishte ende edhe dy vite të tjera në kontratë, por zgjodhi që në verën e këtij viti, të tërhiqej nga ky rrugëtim mbreslënës, rrugëtim përgjatë të cilit ka arritur një statistikë, si asnjë trajner tjetër në historinë e klubit.

Jurgen Klopp gëzon përqindjen më të lartë të fitoreve si trajner I Liverpool. Thënë më shkoqur, në 468 ndeshje që e ka drejtuar skuadrën në të gjitha kompeticionet, gjermani ka fituar 62.18% të të gjithë totalit, duke parakaluar në këtë drejtim dhe disa legjenda të klubit, sikurse janë Bill Shankly, Bob Paisley, apo edhe Keny Galglish, duke mbetur kësisoj përgjithmonë në librat e historisë së klubit.

Jo vetëm kaq. Që prej 2015-tës e deri më tani, Klopp ka arritur të fitojë 7 trofe me Liverpool, Premier League, Champions League, FA Cup, Carabao Cup, FIFA Club Ëorld Cup, UEFA Super Cup dhe Community Shield. Ndonëse ka arritur të triumfojë vetëm nga një herër në secilën prej tyre, Klopp është trajneri I vetëm I Liverpool që ka arritur të fitojë të paktën 6 trofe të ndryshëm në krye të skuadrës së kuqe. Askush përpara tij nuk ka mundur të bëjë më mirë në këtë drejtim.

Megjithatë, Klopp ka mundësi që të fitojë të tjerë trofe në fund të sezonit, sepse duhet theksuar se Liverpool po kalon një moment mjaft të mirë përgjatë këtij edicioni, me skuadrën e The Reds që është në garë për të gjithë titujt. Këtë vit, Liverpool nuk është pjesëmarrës në Champions League, por që skuadrar është në garë për të triumfuar në një tjetër trofe europian, sikurse është Europa League.