Manchester Untied fiton në fund, Hojlund kalon rekordin e CR7

Sport

Manchester United fiton në një mënyrë dramatike në javën e 22 të Premier League. Në tranfertën e Ëolves, djajtë e kuq triumfuan me rezultatin 4-3, një ndeshje që u vendos vetëm në çastet e fundit nga një djalosh I akademisë, I quajtur Kobbie Mainoo, I cili ka nisur të ndërtojë një vend të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Erik Ten Hag.

Ëolves – United, ka rezultuar vetëm ndeshja e dytë në historinë e Premier League, në të cilën 5 gola, janë shënuar përgjatë 20 minutave të fundit. Për herë të parë diçka e ngjashme kishte ndodhur në një sfidë mes Sëansea dhe Crystal Palace në vitin 2016, të mbyllur me rezultatin 5-4.

Vlen të theksohet gjithashtu se në këtë fitore të Untied, një rol thelbësor e luajti edhe Rasmus Hojlund, me sulmuesin, I cili asistoi në golin e parë, ndërsa shënoi të dytin e skuadrës së tij. Thënë këtë, Hojlund ka shënuar dhe asistuar në të dyja ndeshjet e fundit të Manchester Untied në Premier League dhe këtë e ka bërë në moshën 20 vjeç e 362. Me fjalë të tjera, Hojlund tashmë është bërë futbollisti më I ri në historinë e Manchester United që e ka arritur një statistikë të tillë, duke kaluar edhe Cristiano Ronaldon, që një record të tillë e kishte vendosur që moshën 21 vjeçare.

Megjithatë, pavarësisht se është larguar me pikë të plota në transferta e Ëolves, United ka gjithashtu edhe arsye të shqetësohet. United është kthyer vetëm në skuadrën e dytë të Premier League që këtë sezon ka pësuar të paktën 50 gola. Me keq se kaq në këtë drejtim ka bërë vetëm Sheffield, që ka pësuar 59 gola.

Në 22 javë të luajtura në Premier Leauge, Manchester Untied klasifikohet në vendin e 7 të tabelës, në kuotën e 35 pikëve. Megjithatë, ekipin e Ten Hag e pret një punë e gjatë përpara, sepse zona Champions ndodhet 8 pikë larg.