CHELSEA NE KRIZE PA FUND, SHIFRAT THONE SE ESHTE SEZONI ME I DOBET

Sport

Krizë e thellë për Chelsean, mbret i sesioneve të fundit të transferimeve me synimin për të pushtuar Evropën. Por ja që blutë e Londrës po zhyten gjithmonë më shumë brenda për brenda Anglisë, aty ku fiksuan të mërkurën humbjen e pestë radhazi që prej emërimit të Frenk Lampard si trajner i përkohshëm. Londinezët u dorëzuan 2-0 brenda në Stemford Brixh përballë Brentford, gjatë ndeshjes së javës së 33-të të Premier Leagues. Miqtë gjatën avantazhin që në pjesën e parë me një autogol të Cesar Azpilicuetas – që barazoi John Terrin si lojtari që më së shumti ka shënuar në portën e vet (4) gjatë aktivzimit me Chelsean -, ndërsa brajan Mbuemo thelloi avantazhin në pjesën e dytë, duke shtuar në 6 ndeshje serinë pa fitore në të gjithë kompeticionet për kampionët e Evropës të vitit 2021.

Statistikat për blutë janë vërtet të pamëshirshme, teksa Chelsea për më tepër ka shënuar vetëm 1 herë në 7 përballjet e fundit. Madje në total kanë regjistruar 13 humbje në këtë sezon të Premier Ligës. Më shumë se kaq, 15, Chelsea ka fiksuar vetëm në sezonin 1997-98. E të thuash që kanë ende edhe 6 javë për të thyer këtë rekord… Gjithsesi, që tani mund të thuhet se ky ëshë sezoni më i dobët i bluve londinezë në 25 vitet fundit. Aktualisht në kampionat, të besuarit e Lampard renditen 6 pikë pas vendit të dhjetë, Fulhamit, teksa deri në fund do të jenë të detyruar të luftojmë për objektivin e vetëm që mund të jetë renditja në Top-10shen kryesore. Fakt tjetër kurioze që tregon dështimin e zgjedhjeve të bëra nga pronarët e tij të Chelsea, është se që prej shkarkimit të Tomas Tuchel, blutë kanë humbur 11 ndeshje në 26 javë të Premier Ligës, po aq sa kishin humbur me teknikun gjerman gjatë 63 sfidave, mes janarit 2021 dhe shtatorit 2022.