NBA/ Konferenca e Lindjes

Sport

Pasi eliminoi një skuadër si Milwaukee Bucks, Miami Heat e ka nisur mirë edhe fazën gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes. Heat, fituan përplasjen e parë nga shtatë të mundshme me New York Knicks, në shtëpinë e këtyre të fundit, me rezultatin 108-101.

Knicks e nisën mirë, duke krijuar një shkëputje prej 11 pikësh në periodën e parë, 32-21, mirëpo në vijimësi, loja shkoi ndryshe.

Heat fituan secilën nga 3 periodat e tjera, 29-23, 31-20 dhe 27-26, duke u udhëhequr nga Jimmy Butler, I cili arriti një double-double, 25 pikë e 11 rebound, pa harruar këtu edhe 4 asiste.

Duke marrë parasysh që ishte një ndeshje e luajtur në transfertë, padyshim që ky rezultat mund të konsiderohet I favorshëm për Miami. Dueli I radhës do të luhet sërish në shtëpinë e New York Knicks, që pas kësaj disfate, do të përpiqen të reagojnë përballë publikut të tyre, e duke kthyer kësisoj përballjen në barazpeshë.

Në gjysmëfinalen  tjetër të Konferencës së Lindjes, Philadelphia 76-ers do te perballet me Boston Celtics, me të dyja skuadrat që janë në pritje të përplasjes së tyre të parë në parket. Në raundin e parë, Philadelphia mposhti thellë, ekipin e Brooklyn Nets, me rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve, 4-0, duke mos I dhënë asnjë mundësi njujorkezëve. Nga ana tjetër, Celtics, eliminuan Atlanta Hawks, me rezultatin e përgjithshëm 4-2