Cilë janë futbollistët më të paguar në botë sipas Forbes?

Sport

Lionel Messi, tashmë mund ta quani edhe… miliarder. Revista “Forbes” ka realizuar një listë të futbollistëve më të paguar në botë dhe në krye qendron pikërisht fituesi i Topit të Artë 2019. Vetëm gjatë kësaj periudhe të vitit 2020, ‘El Pulce’ ka arkëtuar 126 milionë dollarë. Argjentinasi ka lënë prapa dyshen Cristiano Ronaldo dhe Neymar, derisa Kylian Mbappe gjendet në vendin e katërt.

Kjo është lista:

Lionel Messi (Barcelona, Argjentina) $126m

Cristiano Ronaldo (Juventus, Portugalia) $117m

Neymar (Paris St-Germain, Brazili) $96m

Kylian Mbappe (Paris St-Germain, Franca) $42m

Mohamed Salah (Liverpool, Egjipti) $37m

Paul Pogba (Manchester United, Franca) $34m

Antoine Griezmann (Barcelona, Franca) $33m

Gareth Bale (Real Madrid, Uellsi) $29m

Robert Lewandowski (Bayern Munih, Polonia) $28m

David de Gea (Manchester United, Spanja) £27m.