Club Brugge nuk i trembet Realit, trajneri Clement e di si do t’i ndali madrilenët!

Sport

Philippe Clement (trajneri i Club Brugge):
“Kam shumë besim tek grupi im i lojtarëve. Prezenca në këtë kompeticion është një hap përpara për ne. Do të luajmë një ndeshje interesante, ku dëshirojmë të shfaqim më të mirën tonë. Ne jemi një skuadër që e kërkon topin dhe në këtë aspekt mund t’i hapim jo pak probleme kundërshtarit. Qëllimi ynë është të krijojmë sa më shumë raste që të mundemi, por pa lejuar shpërbërjen e mbrojtjes në prapavijë. E dimë shumë mirë si t’i ndalim. Nëse skuadra ime do të punojë në fushë njësoj si në stërvitje, atëherë do t’i befasojmë të gjithë. E rëndësishme për mua është të shoh një skuadër që lufton në çdo sekondë të ndeshjes. Kërkoj maksimumin pasi jemi përgatitur në çdo aspekt për të dhënë më të mirën tonë në një ndeshje kaq delikate.”
Simon Mignolet (portier i Club Brugge):
“Luajmë kundër një skuadre që ka kualitete të mëdha. Ata janë më të mirë se ne, por tani jemi në një formë të mirë. Nëse vazhdojmë të luajmë në nivelin e javëve të fundit, besoj se mund të arrijmë diçka të madhe në ndeshjen e sotme. Objektivat tona duhet t’i arrojmë si skuadër e bashkuar. Kemi shpejtësi në sulm dhe kundërsulmet janë padyshim një pikë e fortë për ne. Club Brugge ka kujtime të bukura në takimet me klubet e mëdha në ‘Champions League’ dhe shpresoj që edhe përballë Realit të jetë një mbrëmje e madhe për ne.”