Çmenduria e Messit, duart në fyt lojtarit të Romës

Sport

lionel-messi
Momente çmendurie u panë dje nga Lionel Messi në ndeshjen miqësore të fituar 3-0 ndaj Romës. Argjentinasi qe me fat që nuk u ndëshkua me karton të kuq. Numri 10-të i Barcelonës, në minutën e 35’-të të pjesës së parë, e humbi toruan, teksa pas vërshëllimës së arbitrit, në lojë të ndalur, ju vërsul qendërmbrojtësit të Romës, Mapu Yanga-Mbiwa, duke e kapur atë prej fyti.
Kur e gjithë kjo skenë ndodhi, Barcelona kryesonte 1-0 me gol të brazilianit Neymar. Messi njihet si lojtar që në fushë nuk përfshihet lehtë nga emocionet, por mënyra sesi iu vërsul francezit të Romës, i ka lënë të gjithë me gojë hapur.
Pasi e kaloi njëherë me top, ai iu rikthye Yanga-Mbiwas duke e i folur e më pas duke e goditur me kokë. Kjo goditje u pasua nga një kapje prej fyti. E gjithë kjo përplasje u mënjanua të përshkallëzohej më tej, falë ndërhyrjes së Leandro Castan dhe arbitrit.
Ky i fundit u tregoi të dy lojtarëve kartonin e verdhë. Messi edhe pse nuk ka parë një karton të kuq prej më shumë se 480 ndeshjesh, në karrierën e tij numëron vetëm një rast kur është ndëshkuar nga arbitri. Pikërisht 10 vite më parë, kur Messi, asokohe 18-vjeç debutonte me Argjentinën e Pekerman përballë Hungarisë, ndëshkohej me karton të kuq 2 minuta pasi hidhej në fushë.