Depay në kërkim të numrit 7-të, pret largimin e Di Marias

Sport

1408725102198 wps 3 Mandatory Credit Photo by
Nuk ka as tre muaj që ka ardhur në skuadër, por Memphis Depay kërkon të ballafaqohet me historinë e Manchester United. 21-vjecari holandez ka shprehur dëshirën për të trashëguar fanellën me numrin 7-të. Në pritje të transferimit të Angel Di Marias te PSG-ja, sulmuesi i ri i “Djajve të Kuq” ka kërkuar numrin legjendar, por duket se gjithcka do të varet nga transferimi i argjentinasit.
Klubet e “Premier League”-ës, kanë kohë deri në mesditën e 7-gushtit për të regjistruar numrat e skuadrës, por “Djajtë e Kuq” nuk e kanë finalizuar ende listën e lojtarëve kjo pasi kalimi i Di Marias te PSG-ja nuk është zyrtarizuar akoma.
21-vjecari Depay, u transferua nga PSV-Eindhoven për shifrat e 25 milionë paundëve. Në ndeshjet miqësore që zhvilloi United këtë verë, ai tregoi menjëherë, jo vetëm vlerën e tij, por edhe dëshirën për të bërë emër me këtë fanellë dhe për t’ja nisur mbarë atij i duhet numri 7-të.
Kështu Depay, i cili në fanellën e tij mban emrin, “Memphis”, pret largimin e Di Marias, që t’ia trashëgojë këtë numër, duke ndjekur kështu gjurmët e Eric Cantonas, Cristiano Ronaldos, apo David Beckham, pikërisht ky i fundit ka rikujtuar 6 vitet e kaluara me këtë fanellë duke postuar një foto në Twitter, me nënshkrimin: “Një dhuratë e këndshme nga Manchesteri…”