Conte pret maksimumin nga skuadra, Godin beson tek fitorja ndaj Barçës

Sport

Antonio Conte, trajneri i Inter:
“Kjo është një ndeshje jetësore për ne. Jemi krenarë që luftojmë për një vend në fazën tjetër në ndeshjen e fundit të grupeve. Kjo skuadër ka luajtur vërtet shumë deri më tani. Kjo na ka vlejtur vërtet shumë, pasi kam parë që skuadra është rritur. Në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës luajtëm mirë, por ishin disa gabime në detaje që na ndëshkuan. Kemi disa dëmtime dhe për këtë arsye, do të bëj disa ndryshime në formacion. Gjithësesi, pres që kushdo që do të zbresë në fushë, të japë maksimumin për skuadrën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që nuk ka për të qenë aspak e lehtë, por nëse kemi guxim dhe dëshirë, mund t’ja dalim. Është me rëndësi që këtë herë të jemi të kujdesshëm edhe në prapavijë dhe të mos lejojmë asnjë situatë të na shpëtojë nga kontrolli.”
Diego Godin, mbrojtës i Inter:
“Është një ndeshje me rëndësi për ne. Jemi një ekip i ri, që siç tha edhe trajneri është rritur më kalimin e ndeshjeve. Kjo është një takim që peshon shumë për objektivat tona dhe mendoj se mund të marrim një rezultat mjaft të mirë nëse e shprehim në fushë entuziasmin që kemi për shansin që na është paraqitur. I dimë cilësitë e Barcelonës, por tani është momenti që ne të tregojmë veten.”