Barcelona pa presion ndaj Inter, por Valverde kërkon maksimumin nga skuadra

Sport

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës:
“Për ne, kjo është një sfidë më e rëndësishme se ç’duket. E dimë që jemi të kualifikuar, por kjo nuk do të thotë që do të zbresim në fushë thjesht sa për të plotësuar 90 minutat. Pres Interin më të fortë të këtij sezoni dhe është e kuptueshme kur merr parasysh rëndësinë që ka ky takim për ta. Kam shumë lojtarë që kërkojnë një shans. Duan të tregojnë se mund të jenë një alternativë mjaft e mirë për vijimin e sezonit dhe një fitore do të thoshte shumë. Gjërat për ne janë në rrugën e duhur, prandaj vendosa të mos e grumbulloja Messin. Por edhe vitin e shkuar, ai nuk ishte në ndeshjen që luajtëm këtu, por gjithësesi ne bëmë një lojë të bukur.”
Junior Firpo, mbrojtës i Barcelonës:
“Kemi ardhur këtu për të bërë ndeshjen tonë dhe për të fituar. Sigurisht që do të zbresim në fushë pa patur asnjë lloj presioni, por kjo nuk ndryshon faktin që ne duam ta fitojmë këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët duan të tregojnë veten dhe ky është një shans i mirë për të shpalosur aftësitë tona e për të treguar se meritojmë të jemi pjesë e Barcelonës