Copa del Rey/Edhe Valencia e Sevilla, në gjysmëfinale

Sport

CopaDelRey2015.jpg

 

Gary Neville mori goxha lehtësim për situatën që po kalon, teksa Valencia e tij mundi 1-0 ishullorët e Las Palmas duke siguruar kështu kalimin për në gjysmë-finalet e Kupës së Mbretit, sfida që do të vazhdojnë të transmetohen në TRING SPORT HD. Me rezultatin 1-1 të ndeshjes së parë të luajtur në Mestalla, Los Murcièlagos e kishin të vështirë transfertën përballë klubit nga ishujt Kanare. Faza e tranzicionit që pas ardhjes në krye të ish-mbrojtësit të Manchester United Gary Neville, ka qenë aspak lehtë. Valencia nën drejtimin e tij që prej dhjetorit, ende nuk ka marrë një fitore në kampionat, por në Kupën e Mbretit gjithsesi ka arritur katër rezultate pozitive. E tillë rezultoi edhe përballja e dytë e cerekfinales me Las Palmas. Për këtë Valencia iu fal golit të Rodrigos. Nipi i legjendës braziliane Mazinho, ktheu në gol një shërbim perfekt të portugezit Andre Gomes. Në përgjithësi ndeshja ishte e tensionuar dhe kjo gjendje prodhoi plot 8 kartonë të verdhë, por Valencia arriti ta mrbojë avantazhin deri në fund. Rodrgio madje kishte mundësi për t’i dyfishuar shifrat (min 57-20) por veprimi i tij teknik për të kaluar portierin Raul nuk ishte i saktë. Valencia i bashkohet kështu tre skuadrave të tjera gjysmëfinaliste, Sevillas, Celta Vigos dhe Barcelonës me shpresën se Kupa e Mbretit do ta shpëtojë sezonin e vështirë që po kalon këtë vit.
Sevilla i ka dhënë fund ëndrrës së Mirandes për ta vazhduar ecurinë e saj befasueses deri në gjysmëfinalet e Copa del Rey. Pas suksesit 2-0 të arritur në “Ramon Sanchez Pizuan”, andaluzët kanë fituar me shifra edhe më të thella në transfertë. Duke fiksuar një seri prej 7 fitoresh radhazi në këtë kompeticion, për herë të parë në 111 vite histori. Iluzioni për ndonjë përmbysje të mundshme u shndërrua në utopi për Mirandes që në minutën e 8-të, kur mesfushori Vicente Iborra shndërroi në gol një penallti të akorduar për faull në zonë ndaj Sebastian Kristoforos.
Miqtë vazhduar presionin në kërkim të më shumë golave, veçanërisht me Vitolo, përpara se Carlos Terrazas të shënonte në minutën e 71-të, në përfundim të një aksioni personal të Vitolos. Ndërsa rezultati është fiksuar në 0-3, në sajë të goditjes me kokë të Koke në minutën e 2-të shtesë. Duke konfirmuar kështu Sevijan si gjysmëfinaliste, për herë të gjatë në 10 edicionet e fundit të Kupës.