Courtois u largua nga Anglia për shkak të familjes së tij

Sport

thibaut
Thibaut Courtois e kërkoi me ngulm largimin nga Chelsea, aq sa nuk u paraqit edhe në disa seanca stërvitore. Tifozë të shumtë aludonin se portieri belg ishte i joshur nga ideja e transferimit tek Real Madrid, pasi aty ai mund të fitojë më shumë trofe, por duket se arsyeja kryesore nuk ka qenë kjo. Është agjenti i Courtois, Christophe Henrota që ka zbuluar se familja e tij ka qenë ajo që e detyroi 26-vjeçarin të braktiste Chelsea. Fëmijët e belgut jetojnë në Madrid me ish-partneret e tij, dhe Courtois kërkonte të ishte sa më pranë tyre.

courtis

Gjithashtu edhe pjesa e tjetër e familjes së portierit jeton në kryeqytetin spanjoll, dhe duke parë se ai kishte marrë një ofertë nga “los blancos”, kishte kërkuar me ngulm të shfrytëzonte mundësinë e të kthehej në Spanjë. Shifra e 40 milionë eurove që Real Madrid shpenzoi për të, për shumë specialistë u cilësua si mjaft e ulët për tregun e sotëm të transferimeve, e sidomso kur merr parasysh se Courtois cilësohet ndër më të mirët në planet për rolin e tij. Tek madrilenët ai firmosi një kontratë 6-vjeçare, ndërkohë që do ketë konkurencën e Keylor Navas dhe të riut Lunin, pasi edhe trajneri Lopetegui e ka deklaruar që vendi në formacionin titullar duhet fituar.