F1, McLaren, skuadra ende e pavendosur për të ardhmen

Sport

mc

Aventura e McLaren në “Formula 1” që pas shkëputjes me Mercedes, ka rezultuar të jetë mjaft e vështirë. Skuderia nga Woking, ka vuajtur shumë mungesën e motorit Mercedes, teksa bashkëpunimi më Hondan dështoi totalisht. Këtë sezon, drejtuesit e McLaren vendosën të kalonin tek motorat Renault, por pas një fillimi optimist, gjërat janë kthyer të jenë po njësoj. Nga ana tjetër, motori Honda tek “Toro Rosso” vazhdon të performanca të mira, teksa nga viti i ardhshëm, me japonezët do të bashkëpunojë edhe “Red Bull”.

mc laren
Por për numrin 1 të McLaren, Zak Brown, problemet nuk mbarojnë me kaq. Skuadra duhet të vendosë pilotët që do ketë sezonin e ardhshëm, dhe drejtuesit mbeten të dyzuar se cilin prej Vandoorne apo Alonso t’i rinovohet kontrata. Alonso është një kampion bote, ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është një vlerë e shtuar për McLaren, por paga e tij e lartë mund të rezultojë problem. Nga ana tjetër, Vandoorne është një talent i vlërsuar në bokset e “Formula 1”, dhe ndonëse nuk të ofron garancinë e Alonsos, me një makinë më të shpejtë mund të arrijë rezultate të kënaqshme. Zgjedhja do të mbetet në dorë e McLaren, teksa pretendent për t’i besuar një vend tek kjo skuadër është edhe Carlos Sainz. Zak Broën ndërkohë ka mohuar interesimin e skuderisë nga Woking për pilotë të rinj, pasi sipas tij makina ende nuk është në kushtet ku mund t’i besohet një piloti të ri. Vandoorne gjatë këtyre viteve tek McLaren është rritur shumë, ndërsa Alonso mbetet njeriu që nxjerr më të mirën e mundshme nga makina e britanikëve. Kështu, gjërat tek McLaren mbetet ende të papërcaktuara, teksa Brown duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi edhe këtë vit, McLaren i zhgënjeu të gjithë.