Cristiano Ronaldo tashmë me një biznes të ri, përtej sportit…

Sport

ronaldo biznes
Cristano Ronaldo do të vijë së shpejti me një biznes të ri që nuk ka lidhje me futbollin. Bëhet fjalë për një qendër transplanti flokësh në Madrid dhe partnerja e tij do të ketë pozicionin më të rëndësishëm, atë të shefes. Kompania ‘Insparya Group’ gjendet në disa vende në Portugali, por tashmë futbollisti do të marrë nismën për ta zgjeruar kompaninë drejt kryeqytetit të Spanjës. Sipas ‘The Mirror’, Ronaldo ka investuar 1 milion euro, por ka ndërmend ta bëjë biznesin e tij të marrë përmasa globale, duke investuar 23 milionë euro në 3-4 vitet e ardhshme.