Cutrone prenzantohet si “Ujk”, Milani merr…

Sport

Patrick Cutrone është zyrtarizuar si sulmuesi më i ri i Uolverhamptonit. Skuadra e Premierligës, njoftoi afrimin e 22-vjecarit që e mori nga Milani, duke u shprehur shumë të lumtur që do ta kenë në skuadër. Sulmuesi u transferua për 18 milion € plus bonuse deri në 4 milionë, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare. Sulmuesi i ri i Ëolves, ka theksuar se do të japë gjithçka për skuadrën e tij të re. Ai u ka thënë tifozëve të Uolves se është i kënaqur me ekipin dhe mezi po pret të ndjejë mbështetjen e tyre. “Jam i kënaqur që jam këtu sepse klubi me të vërtetë donte mua. Dua të jap gjithçka për këtë ekip, që më donte me të vërtetë. Të luash në Premier League për Uolves është fantastike”, ka thënë Cutrone 22-vjeçari bëri transferimin në Premierligë pas 12 vitesh te Milani, në akademinë e të cilit u rrit. Para nisjes për në Angli. Cutrone ishte shprehur shumë i zhgënjyer që po largohej nga skuadra milaneze: “Ndihem shumë i zhgënjyer, aq sa nuk kam asgjë për të thënë. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit, dhe kjo do të thotë se unë kam lënë një shenjë pozitive tek ata. Iu uroj tifozëve të Milanit dhe shokëve gjithë të mirat!”. Cutrone largohet nga Milani me 27 gola dhe shtatë asistime në 90 paraqitje për klubin kuqezi, që mësohet se e shiti, thjesht me synimin për të përfituar sa me shumë nga lëvizja e tij, në një moment kur drejtuesit menduan se nuk kishte për të dhënë me fanelën e “Djallit”.


Milani do ta zëvendësojë Cutronen me sulmuesin që vjen nga Lille, Rafael Leao, i cili ka kryer testet mjekësore të martën, përpara finalizimit të transferimit prej 30 milionë eurosh. Portugezi 20-vjecar do të lidhet për 5 vjet me kuqezinjtë. Ai shënoi tetë gola në 24 paraqitje të sezonit të kaluar për Llile, duke i ndihmuar në arritjen e vendit të dytë në kampionat.