“Nuk ka për të qenë një ndeshje e lehtë.”; Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës

Sport

“Nuk ka për të qenë një ndeshje e lehtë. Do të zbresim në fushë me 11-shen më të fortë që kemi në dispozicion dhe të mos mendojmë për ndeshjet pasardhëse. Kjo e sotmja është një ndeshje shumë e rëndësishme, të cilën duhet ta fitojmë. Duke qenë se është ndeshja e parë e kësaj faze, ka një peshë të veçantë. Për më tepër luajmë në shtëpi, çfarë në një farë mënyre na detyron të japim më shumë se maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Kur je tek Barcelona, përballesh me presionin e trofeve sezon pas sezoni, qoftë në Spanjë apo Europë. Nuk mund të them se ne jemi favoritët absolutë, por besoj se mund të shkojmë vërtet larg.”