“Jam krenar për çdo gjë që ka arritur ekipi deri më tani.”; Serhiy Rebrov, trajneri i Ferencvaros

Sport

“Për të qenë i suksesshëm në këtë skenë, ka vetëm një mënyrë; të punosh sa më shumë. Nëse kërkon të qëndrosh mes më të mirëve, duhet të punosh sa më shumë çdo ditë. Tani luajmë në fazën e grupeve dhe lojtarët e kanë merituar vendin e tyre këtu. Sigurisht që janë pak nervozë, por e rëndësishme është ta nisim si duhet dhe të bëjmë një paraqitje të mirë. Shumë nga lojtarët tanë nuk kanë eksperiencën e duhur për sfida të tilla, por mendoj se mund të përshtatemi dhe të mësojmë vërtet shumë. Do të tregojmë forcën tonë dhe do përpiqemi të shfrytëzojmë në maksimum rastet që do të na paraqiten. Personalisht, jam krenar për çdo gjë që ka arritur ekipi deri më tani.”