David Alaba (mbrojtës i Real Madrid):

Sport

“Gjithmonë, Real Madrid konsiderohet si favorit në cdo rrethanë kur luan në Champions League. Por kjo nuk duhet të na bëjë euforikë. Përkundrazi, duhet të mos përqendrohemi tek kjo, por vetëm për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Objektivi është të arrijmë gjysmëfinalet dhe duhet të përpiqemi të jemi të suksesshëm që në këtë përballje të parë kundër Chelseat. Natyrisht, fitorja do të varet nga disa faktorë, megjithatë ne kemi detyrën që të zbresim në fushë për të bërë lojën tonë, ashtu si përherë. Një ndeshje cerekfinale është gjithmonë shumë speciale. Champions League ka historinë e vet. Kemi detyrën të jemi të përqendruar që nga fillimi e deri në fund, pasi vetëm kështu mund të realizojmë objektivin tonë, pra të fitojmë. Nuk kemi aspak ndërmend të nënvlerësojmë Chelsea, megjithëse nuk po kalon një periudhë të mirë në Premier Leauge. E dimë që ata kanë një skuadër të madhe dhe të gjithë aty janë lojtarë cilësor, për t’u pasur kujdes. Vecanërisht në sulm kanë një potencial mjaft të rrezikshëm”.