REAL MADRID vs CHELSEA, TS1 HD, 21:00 Carlo Ancelotti (trajner i Real Madrid):

Sport

“Skuadra është në formë të mirë. Jemi të motivuar dhe tepër entuziast. Prandaj presim të përjetojmë një tjetër natë magjike në “Bernabeu”, ashtu sic ka ndodhur gjithmonë në Champions League. Por në përballjet e sezonit të kaluar ndaj Chelsea-t vuajtëm shumë. Megjithëse këtë vit janë praktikisht një tjetër skuadër, por gjithsesi mbeten tepër e fortë dhe me lojtarë cilësor. Duhet ta respekojmë si të gjithë kundërshtarët që meritojnë vlerësimin tonë. Pastaj duhet pranuar se në ndeshje të tilla ka gjithmonë një motivim të madh. Ndryshimet që kanë pasur blutë në javët e fundit mund të ndikojnë në një farë mënyre dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Pavarësisht asaj që ecurie që është duke pasur në kampionat, Chelsea mbetet një skuadër me nivel tepër, tepër të lartë. Më vjen keq për ecurinë që ka pasur në Premier League, pasi mbetem një fans i Chelseat që nga koha kur kam punuar aty. Do të thoja se kam kujtime të mira nga periudha e atëhershme. Gjithesi, nuk do të kthehesha më aty, nëse do të më vinte një propozim. Lampard besoj se do të bëjë një punë të mirë. Ai është trajner fantastik, jashtëzakonisht profesional. Mendoj se në këtë rast, diferenca që kemi mes nesh sa i takon përvojës, nuk do të vlejë shumë. Frenk ka mbërritur vetëm përpara pak javësh në drejtim të Chelsea, por e di se çfarë mund të ndodhë dhe sesi përgatiten ndeshje të tilla në një arenë si Champions League. Besoj se do të bëjë mirëm, aq sa do të rrijë në stolin e bluve”.