MILAN vs NAPOLI, TS2 HD, 21:00 Stefano Pioli (trajner i Milan):

Sport

“Jemi të qetë, sepse e kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse e dimë që nuk do të mungojnë vështirësitë, por i kemi marrë masat. Champions League mbetet Champions League dhe gjithmonë dhuron të papritura. Ne synojmë të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme, duke i dhënë vazhdimësi asaj që kemi treguar deri tani në Champions. Nuk dua të firmos për një rezultat 0-0. Duhet të bëjmë një ndeshje me kujdes dhe cilësi të madhe, sepse niveli është shumë i lartë. Napoli ka shënuar më shumë gola se të gjithë në këtë Champions dhe njësoj si Bajerni, ka fituar më shumë ndeshje. Prandaj, asgjë nuk do të jetë e lehtë për ne. As ndeshja e zhvilluar në kampionat nuk mendoj se i ndryshon ekuilibret. Këtë radhë do të jetë një sfidë krejt tjetër. Edhe sepse Napoli me siguri  do të ndryshojë dicka, pres dy ndeshje të barabarta nga këndvështrimi taktik. Milani duhet thënë se ka një histori fantastike suksesi në Champions League. Por thënë këtë, është edhe e vërtetë që kemi dështuar të kualifikohemi për disa vite me radhë. Sido që të jetë, nuk mund të mohohet se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë. Deri tani kemi arritur të bëjmë edhe më mirë sesa vitin e kaluar. Tashmë do të provojmë të kalojmë edhe këtë raund, ndonëse jemi të vëtëdijshëm se përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë, si Napoli. Gjithsesi në këtë pikë të kompeticionit ndeshesh vetëm me skuadra të forta. Prandaj kemi detyrën për të dhënë gjithcka nga vetja, me qëllimin për t’u kualifikuar më tej. E pse jo, edhe për të shkuar sa më larg të jetë e mundur”.