De Biasi: Ja pse e lash jashtë Canën

Sport

20151009001186259249-original.jpg

Gianni de Biasi ka shpjeguar arsyet përse e la kapitenin Lorik Canen jashte loje.

Në pyetjen gjatë konferencës për shtyp ai u përgjigj duke arsyetuar vendimin e tij.

“Po, ishte zgjedhje e vështirë për mua. I thash atij se nuk dua të ndryshojë shumë skuadrën nga ndeshja me Francën”, deklaroi De Biasi.

“E pyeta Lorikun për sakrificën dhe ai ishte shumë bujar. Ai është lider, njeri i skuadrës. Më duhet ta komplimentoj për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, shtoi italiani.