Deklaratat para gjysmëfinales së sotme të Champions League

Sport

Pep-Guardiola-Bayern.jpg

GUARDIOLA: S’duhet ta kemi mendjen te sa gola na duhet të shënojmë. Pikë së pari na duhet të mendojmë se si të mbrohemi mirë dhe se si ta kontrollojmë ne lojën. Na duhet ta mbajmë ne topin dhe na duhen golat. Atletico mbron shumë mirë, por nga ana tjetër dalin mirë edhe përpara. Eshtë e vështirë të luash kundër një skuadre të tillë pasi ata e njohin njëri tjetrin shumë mirë. Do krijojmë shanse, mbase jo dhe aq shumë. Do jetë ndeshja ime e fundit e Champions League-ës këtu në Munich, ku më kanë trajtuar në mënyrë të mrekullueshme. Në Gjermani luhet disi ndryshe, dhe unë jam përpjekur t’i përshtas disa gjëra. Kam mësuar goxha këtu. Kemi arritur shumë gjatë kohës sime këtu, por finalja e këtij kompeticioni është gjithmonë e vështirë për t’u arritur.

MARTINEZ: Eshtë e qartë që Atletico është në avantazh. Që nga fillimi do luajmë një ndeshje me intensitet të lartë. Na duhet të shënojmë. E dimë që është e vështirë t’i shënosh Atleticos, por ne kemi disa prej sulmuesve më të mirë në Evropë. Duam të shënojmë një gol që në fillim, kemi lojtarë të fuqishëm në cdo repart, kemi edhe tifozët tanë dhe jemi me vetëbesim se mund të fitojmë.

SIMEONE: Futbolli është një sport fantastik dhe ka plot mënyra se si mund të luhet, kjo në varësi të lojtarëve që ke në dispozicion. Puna jonë e viteve të fundit po na shpërblen tashmë. Kemi një miks mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve, me të cilët është kënaqësi të punosh. E gjithë kjo ka reflektuar te rezultatet tona. Ishim të mprehtë në takimin e parë, por do shohim se sa të tillë do mund të jemi në ndeshjen e kthimit dhe sidomos se sa i mprehtë do jetë dhe Bayerni. Cdo ndeshje është e ndryshme. Duam të fitojmë, ky është plani ynë. Duam të luajmë mirë dhe më pas ta shijojmë suksesin. Por mbi të gjitha, ajo që ka më shumë rëndësi është që ne të arrijmë finalen.

TORRES: Luajmë një ndeshje tejet të rëndësishme, të cilën duam ta fitojmë. E dimë se kush jemi! S’jemi askushi pa grupin në tërësi. Kemi mbrojtje të fortë, por nga ana tjetër shënojmë edhe gola. Të gjithë luftojmë për njëri-tjetrin, kjo është cilësia kryesore e cila na solli këtu në gjysmë-finale. Do luajmë për të fituar. Do japim gjithcka për të plotësuar ëndrrën tonë!