Zbardhet pasuria e Presidentit

Politikë

476828252.jpg

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, disponon llogari bankare, por preferon që të mbajë para edhe cash në shtëpi. Nga deklarata e fundit e pasurisë e vitit 2015, publikuar nga Open Spending Data, rezulton se Bujar Nishani këtë vit ka pasur llogari bankare me shtesa, si dhe ka shlyer pjesë të kredisë bankare.

Ja pasuria e deklaruar nga Presidenti

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
1) Të ardhura nga Paga si President i Republikës neto për 2015 në vlerën 2 302 752 (dy milion e treqind e dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë.
2) Dieta për udhëtime jashtë vendit 2 760 dollarë dhe 1 140 euro.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura nga drejtimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerë neto 102 000 (njëqind e dy mijë) lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa depozite dhe bono thesari shtuar me 372 euro dhe 227 780 lekë.
Të ardhura Qiradhënie
1) Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti Durrës 600 000 lekë.
2) të ardhura qiradhënie dyqan Durrës 660 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Zonja Odeta Nishani të ardhura neto (pasi janë hequr tatimet dhe kontributet) nga paga dhe shpërblime nga puna në Bankën e Shqipërisë në vlerën 1 484 080 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëdhjetë) lekë.
2) Zonja Odeta Nishani hyrje nga dietat 930 euro plus 1 140 dollarë.

Të tjera
1) Shtuar dy llogari rrjedhëse me 46 755 lekë dhe 64 442 lekë.
2) shtuar një llogari rrjedhëse e bashkëshortes me 52 802 lekë.
3) Pakësuar një depozitë bankare me 3 000 euro.
4) Gjendje Cash në banesë 250 000 lekë.
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Kredi e paguar gjatë 2015 në vlerën 285 810 lekë, detyrimi i mbetur 3 598 788 lekë.