Del Bosque: Asnjë lojtar i Liverpulit s´është i denjë për Realin

Sport

vincent bosque
Për Vincente Del Bosquen, ish-trajnerin e Realit të Madridit, asnjë lojtar i Liverpulit – madje as Salah -, nuk do të ishte i denjtë për skuadrën e Realit të Madridit. Duke dashur të nxehë pak situtatën para finales së Kievit, ish-tekniku spanjoll ka parashikuar gjithashtu një fitore 4-1 të “Los Blancos”. Del Boske, si futbollist me Realin humbi një finale të Ligës së Kampionëve, pikërisht atë kundër Liverpulit në vitin 1981. Mirëpo shijoi triumfin në drejtimin e madrilenëve, si në vitin 2000, ashtu edhe në 2002-shin. Tashmë ai sheh Realin si favorit e padisktuar për të fituar edhe në këtë finale të radhës. Në një prononcim për emisionin “El Partidazo”, ish-tekniku i Spanjës tha ndër të tjera se as egjiptiani Salah, autor i 44 golave në këtë sezon, nuk do të kishte vend tek Real Madrid. “Zidane ka një skuadër të madhe në dispozicion. Ata janë klubi më i mirë në Evropë në këtë moment. Këtë duhet të tregojnë edhe të shtunën. Asnjë prej lojtarëve të Liverpulit nuk do të ishte i aftë për ta përmirësuar skuadrën aktuale madrilene”, është shprehur Del Bosque, trajneri që shpalli Spanjën kampione të botës në 2010-n.

vincent
Ndërkohë, një tjeër ish-futbollist madrilen në vitin 1981, si Hoze Antonio Camacho, ka parashikuar një rezultat me shifat 3-0 në favor të Realit, duke thënë: “Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e hapur, me shumë gola. Shoh madrilenët si fitues. Por nëse humbin, vështirë se do të mund të na zërë gjumi natën”, ka thënë fillimisht Camacho, teksa ka kujtuar edhe atë që ndodhi në 1981-shin. “Nuk meritonim të humbisnim. Duhet të kishim shkuar të paktën në kohët shtesë. Por Liverpuli atëherë ishte ekip më i fortë, ndërsa tani rolet kanë ndryshuar”, ka përfunduar një tjetër ish-trajner i Spanjës.