Salah nuk e ndërpret Ramazanin: Por do jap më të mirën!

Sport

salah ram
Nuk ka ndërmend ta ndërpresë Ramazanin. Por gjithsesi, Mohamed Salah premton një paraqitje të madhe, në sfidën e së shtunës në Kiev kundër Realit të Madridit. Siç raporton e përditshmja egjiptiane “Al Masary Al-Youm”, ylli musliman i Liverpulit ka siguruar se do të japë më të mirën e tij, pavarësisht se prej 16 majit po mban agjërim. Në fakt, sportistëve muslimanë u lejohet edhe mundësia të kenë disa ditë ndërprerje nga mbajtja e Ramazanit. Mirëpo ndryshe nga Mane’, duket se Salah nuk e ka marrë këtë vendim, duke i mbetur besnik kësaj praktike fetare.

salah12
Sipas gazetës egjiptiane, që citon burime pranë lojtarit, vetë Salah ka dashur të garantojë se ky rit i tij nuk do të ndryshojë rendimentin në fushën e lojës. Për atë bëhet fjalë për finalen e parë që do të luajë në një kompeticion madhor, sic është Champions League. Dhe sic ka deklaruar ai vetë në faqen e internetit të klubit, bëhet fjalë për një ëndërr që iu bë realitet, falë përkushtimit dhe punës së madhe. Gjithsesi, në Angli është ndezur menjëherë debati, pasi fakti që egjiptiani do të agjërojë edhe ditën e finales, nuk shihet me sy të mirë nga opinioni sportiv. Por mbi të gjitha, janë disa tifozë të Liverpulit ato që i tremben një rënieje fizike të lojtarit afrikan, pikërisht si pasojë e faktit se përpara përballjes me kampionët në fuqi të Evropës, as nuk do të hajë e as do të pijë për orë të tëra.