Del Bosque nuk ka dyshim: Messi është më i mirë sesa Ronaldo

Sport

Në diskutimin e dekadës së fundit, se cili lojtar është më I mirë, Lionel Messi, apo Cristiano Ronaldo, një figurë e njohur e botës së futbollit, është renditur në krahun e yllit argjentinas. Ai është Vincente Del Bosque, trajneri legjendar I përfaqësueses spanjolle dhe Real Madrid. Del Bosque nuk e ka fshehur admirimin për kampionin e Botërorit të Katarit, I cili vlen të theksohet se pas triumfit në Kupën e Botës, I ka shtuar përkrahësit në radhët e tij.

“Lojtari më I mirë që unë kam parë ndonjëherë është Messi. Nëse e krahasojmë me CR7, unë zgjedh Messin. Nga të gjithë lojtarët që kam njohur ndër vite  në futboll, për mua, Messi është më I kompletuar se çdokush tjetër. Ai ka qenë I jashtëzakonshëm vit pas viti dhe gjithmonë e ka udhëhequr skuadrën e tij drejt suksesit”, ka thënë Del Bosque.

Më tej, 72 vjeçari është shprehur se ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur për ta bindur Messin që të luante me përfaqësuesen spanjolle, por në fund, lojtari zgjodhi të luante për vendin e tij të lindjes, Argjentinën.