Dëmtohet Jude Bellingham, ja sa do të mungojë mesfushori I Real Madrid

Sport

Fitorja 4-0 e Real Madrdi ndaj Gironas, e vlefshme për javën e 24 të La Ligas, nuk ka kaluar pa pasoja. Los Blancos triumfuan një një sfidë që konsiderohej direkte për titullin kampion, duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën e 61 pikëve në krye të La Ligas, 5 më tepër pikërisht nga Girona.

Dy prej golave të skuadrës madrilène, u shënuan nga Jude Bellingham, mirëpo ky I fundit ka pësuar një dëmtim serioz dhe si pasojë për disa ndeshje me radhë, në Santiago Bernabeu, duhet t’I bëjnë llogaritë pa mesfushorin.

Në kanalin zyrtar, Real Madrid ka bërë me dije se lojtari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes së majtë, çka do të thotë se parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 2-3 javë. Sipas hamendësimeve të para, 19 vjeçari mund të jetë gati në ndeshjen e kthimit në Champions League në shtëpi ndaj Leipzig në 6 Mars.

Kjo do të thotë se fantazisti do të mungojë ndaj Leipzig këtë të martë, në atë që është akti I parë I raundit të 1/8-tave në Champions League, kurse më pas, mendohet të mungojë në 3 takime radhazi në La Liga, konkretisht ndaj Rayo Vallecano, Sevilla dhe Valencia.

Po ashtu, në radhët e Real Madrid, përveç Bellingham, është dëmtuar edhe një tjetër lojtar. Fjala është për Antoio Rudiger, I cili si pasojë e një lëndimi muskulor, nuk mundi të ishte dot gati për sfidën ndaj Gironës. Mbrojtësi I qendrës parashikohet të mungojë për 3 javë, duke e lënë skuadrën e Realit në emergjencë në zemër të repartit të prapavijës.

Në dispozicion të Ançelottit pritet të rikthehet Nacho, teksa ndaj Leipzig, mbrojtësi tjetër I qendrës, parashikohet përshtatet, mesfushori Aurelien Tchouameni.