Di Lorenzo (mbrojtësi i Napolit)

Sport

“Për ndeshjen e kamopionatit ka shumë për të folur. Kemi analizuar gjithçka që ndodhi 2 javë më parë. Gjithësesi, sonte do të bëhen të tjera llogari. Jemi përgatitur mirë. Fitorja me Leçen n aka dhënë besim dhe n aka përmirësuar moralin. Jemi gati.

Mungesa e Osimhen? E dimë se ai është një lojtar i madh dhe i rëndësishëm për ne, por ne nuk varemi nga mungesa e një futbollisti. Kam besim të plotë tek çdo lojtar dhe për këtë jam i qetë.

Leao? Ai është një lojtar shumë i fortë. Zotëron mjaft kualitet. Duhet të ndalojmë çdo lëvizje të tij. Por, gjithashtu, duhet të përqendrohemi tek e gjithë skuadra e Milanit, dhe jo tek një individ i vetëm. Jemi të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv.”