Dita e sotme, një nga më të rëndësishmet për Lorik Canën!

Sport

lorikudasma
Ish kapiteni i kombëtares dhe imazhi i Tring, Lorik Cana, ka një lidhje të veçantë me datën 2 mars. Jo më kot, këtë datë ai e ka dhe tatuazh në krahun e tij. Nëse mendoni se është thjesht një datë e zakonshme, gaboheni. Në fakt, data 2 mars, është data e “Besëlidhjes së Lezhës’.

53093740 294620897871658 7769104343881482240 n

Në krahun e ish kapitenit, data 2 mars 1444, data e bashkimit të shqiptarëve, qendron prej kohësh dhe mund të themi se është një ndër tatuazhet për të cilin Lorik është tejet krenar. E kemi parë shpesh herë Lorikun të tregojë sesa patriot është dhe këtë gjë nuk e ka fshehur në asnjë moment. Madje, edhe nëse nuk e shpreh me fjalë, ky tatuazh apo tatuazhi i shqiponjës në krahun e tij, e tregojnë më së miri.

Lorik Cana