DOMINIK LIVAKOVIÇ, PORTIERI I DINAMO ZAGREB:

Sport

“Nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit. Jemi në garë për të luajtur ende në Europë dhe e dimë mirë përse kemi ardhur sonte këtu. Nuk po mendojmë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Fakti që nuk jemi favoritë, mendoj se na ndihmon, çka do të thotë se mund të luajmë pa presion. Jemi të motivuar, pasi kjo është një mundësi që nuk na vjen sërish. Duam të vazhdojmë të jemi pjesë e futbollit europian dhe besoj se kjo është një arsye e mjaftueshme për t’u përqendruar maksimalisht. Trajneri e ka përgatitur ndeshjen në çdo aspekt. Do ndjekim me përpikmëri idetë e tij dhe jemi besimplotë se mund të dalim me rezultat maksimal nga kjo sfidë.”