“Dortmundi ka mundësinë për të bërë shumë ndryshime në skuadër, ndërsa cilësia e lojës nuk ndryshon aspak.”; Sergei Semak, trajneri I Zenitit

Sport

“Borussia Dortmund është një skuadër që ka 20 lojatarët në dispozicion, mes të cilëve bëhet rotacion dhe kështu jannë të aftë të luajnë shumë ndeshje. Atyre nuk u mungojnë as lojtarët kyç në formacion. Në mbrojtje kanë Mats Hummels dhe në sulm disponojnë një futbollist si Erling Haaland, I cili shënon shumë gola. Sigurisht që këto janë aspekte që kanë ndikimin e tyre gjatë një ndeshje, por ajo që dua të them më tepër është fakti se me lojtarët që ka në përbërje, Dortmundi ka mundësinë për të bërë shumë ndryshime në skuadër, ndërsa cilësia e lojës nuk ndryshon aspak. Alex Ëitsel? Jam I lumtur që e kam trajnuar një lojtar të tillë më parë. Ëitsel është një profesionist I vërtetë. Në përditshmërinë e tij ka një etikë punë të shkëlqyer dhe po ashtu një marrëdhënie tepër positive me shokët e skuadrës. Mendoj se është prej atyre futbollistëve që çdo trajner do të donte ta kishte në skuadër”.