“Synimi jonë është të fitojmë çdo ndeshje që luajmë.”; Trajneri I Barcelonës, Ronald Koeman

Sport

“Synimi jonë është të fitojmë çdo ndeshje që luajmë. Duam të mbyllim grupin në vendin e parë dhe për këtë kemi 3 pikë në avantazh. Fitorja 2-0 që arritëm në takimin e parë ndaj Juventusit na jep një përparësi për të mbetur në krye të grupit. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo? Është fantastike që të dy këta futbollistë për 15 vite me radhë vazhdojnë të performojnë në nivele të larta. Për mua janë dy lojtarët më të mirë në botë. Të dy kanë karakteristika të ndryshme, por që të dy janë të aftë të shënojnë gola dhe të fitojnë trofe. Nuk është çështja se kush prej tyre është më I mirë, pasi të dy kanë fituar shumë, por ajo që mendoj është se sonte duhet t’I shijojmë të dy teksa do zbresin në fushë”.