ROGER SCHMIDT, TRAJNERI I BENFICAS

Sport

“Normalisht që sonte na pret një ndeshje e vështirë. Juventusi është një skuadër që ka lojtarë me plot kualitet, të cilët drejtohen nga një trajner me shumë eksperiencë. Është e vërtetë që ata nuk po kalojnë një moment të mirë në Serie A, por ne e dimë se ata janë në gjendje që ta ndryshojnë fytyrën e tyre në Europë. Nga ana tjetër, ne kemi besim. Zotërojmë kapacitetin për të luajtur në një nivel të lartë dhe do bëjmë gjithçka të mundur për që një gjë të tillë ta kthejmë në realitet. Në futboll, asnjë ndeshje nuk është e ngjashme me tjerën. Ne nuk vijmë si favoritë në këtë takim, megjithatë kjo është një mundësi e mirë për ne që të marrim nëj rezultat pozitiv. Duhet të tregohemi të guximshëm dhe të synojmë që të marrim maksimumin. Për ta bërë këtë, është e nevojshme që të zhvillojmë një lojë sulmuese dhe të provojmë se i përballojmë të tilla nivele. Këtu jemi në Champions League dhe faza e grupeve është shumë e shkurtër. Prandaj synimi ynë është që të marrim më të mirën në të 6-ta ndeshje që do luajmë, sidomos ato që i kemi në transfertë. Duam të kualifikohemi në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni.”