JOAO MARIO, MESFUSHORI I BENFICAS

Sport

“Juventusi është një skuadër e rrezikshme, sidomos kur luan në shtëpi. E dimë se nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, por ata do kërkojnë ta bëjnë kthesën pikërisht ndaj ndesh. Skuadra e tyre është shumë e fortë. Në organikë zotërojnë futbollit me eksperiencë dhe mjaft të talentuar. Sidoqoftë, kemi ardhur këtu për ta marrë një rezultat pozitiv. Duhet të tregohemi të përqendruar. Këtë sezon nuk jemi përballur ende me ndonjë skuadër të madhe dhe për këtë arsye jemi të motivuar, e sidomos për faktin se kjo është një ndeshje e Champions League. Mendoj se i kemi kushtuar vëmendjen e duhur këtij takimi. Do ndjekim me përpikmëri udhëzimet që na ka dhënë trajneri, pasi mbi të gjitha, kemi shumë besim në idetë që ai në propozon. Pikërisht një detaj i tillë ka bërë që këtë sezon të ndihemi më të motivuar.”