Drejtori Michael Zorc siguron se Sancho…

Sport

Jadon Sancho nuk ka si qëllim të transferohet tek Manchester United. Kjo është ajo që deklaron drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, i cili herë pas here i rikthehet çështjes së talentit anglez. Sipas tij, Sancho është i lumtur tek verdhezinjtë dhe nëse do të kishte një dëshirë të madhe për të kaluar tek Manchester United, Zorc tha se do të ishte vënë në dijeni. 19-vjeçari ka vijuar paraqitjet e tij mjaft të mira edhe me kombëtaren angleze, duke tërhequr gjithmonë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha. Drejtori i Dortmund u shpreh se bashkë me të gjithë skuadrën, Sancho është i përqëndruar për të bërë sa më mirë në këtë sezon me Borussia Dortmund, por edhe të përmisojë statistikat e tij nga sezoni i kaluar. Sipas Zorc, kjo do të provonte se anglezi vijon të rritet dhe se hap pas hapi, do të jetë pjesë e elitës së futbollistëve të klasit botëror. Vetë lojtari deklaronte javën e kaluar se nuk kishte patur kontakte me asnjë skuadër dhe që për më tepër nuk kishte kërkuar largimin nga Dortmund.

Megjithatë, Sancho nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi në të ardhmen në ‘Premier League’, ndonëse 19-vjeçari tha se do ta shqyrtonte me kujdes edhe një ofertë nga ‘La Liga’. Sezonin e shkuar, Sancho zhvilloi 34 ndeshje në kampionatin gjerman, duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar plot 14 herë për shokët e skuadrës. Këtë vit ai shihet si pikë kyçe e skuadrës së Lucien Favre, që ndryshe nga sezoni i kaluar, kërkon t’i shkojë deri në fund luftë me Bayern Munich për titullin kampion në ‘Bundesligë’.